Bulliqi: Komisioni shtetëror falsifikoi faktet për kufirin me Malin e Zi

Deputeti nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi i cili që nga nënshkrimi i marrëveshjes së me Malin e Zi për shënjimin e kufirit, ka kundërshtuar vazhdimisht punën e Komisionit shtetëror tha se Komisioni shtetëror ka falsifikuar faktet.

Bulliqi sot në tryezën për Demarkacionin tha se materiali të cilin ka përdorur Komisioni Shtetëror për Përcaktimin e Kufijve me Malin e Zi, është i pa vlefshëm.

“Ky material është përgatitur pasi që është nënshkruar marrëveshja me Malin e Zi. Ky material është azhurnuar komplet me harta që na i kemi dhanë ne në opinion publik. Si i tillë ky material është i pa vlefshëm”, tha Bulliqi, i cili më pas hodhi në tokë materialin qeveritar të demarkacionit.

Ai ka shtuar se një shtet duhet të mbështetet në kufijtë natyror, gjeografik, kontrollin e administrimit, gjendja kadastrale për shënimin e kufirit.

Bulliqi ka theksuar se i vetmi kriter që është përdorur në shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë kriteri kadastral.

“Pala malazeze ka marrë qëndrim që shijimi i vijës kufitare të bëhet në mbështetje të dokumentacionit valid kadastral”, ka cituar Bulliqi, Komisionin shtetëror të Malit të Zi për demarkim me Kosovën.

Temat
LajmeVend

Të afërta