Bulliqi: Faktet për demarkacionin qëndrojnë në anën tonë

Shpejtim Bulliqi, Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe profesori i gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, tha se faktet që i kemi prezantuar janë bërë nga institucione kredibile nuk janë fakte që janë shpikur nga ta.

Bulliqi madje tha se deri tani faktet insitstojnë në qëndrim të anës së tyre, për të dëshmuar edhe më tutje që komisioni shtetëror ka një gabim.

‘’Kemi për obligim edhe si Debutet i Kuvendit të Kosovës edhe si profesionist i kësaj fushe që t’i furnizojmë të tjerët me këto fakte të reja të freskëta, të cilat nuk i kemi bë na si individ por nga institucione.”

‘’Derisa kemi këto fakte, atëherë flitet krejt diçka tjetër nga ajo që komisioni i demarkacionit e ka nxjerr.”

”Hartat topografike tona janë në një kufi administrativ të kohës që kanë bë institucionet kredibile.”

”Plot një vit ne e kemi kontestuar mënyrën e këtij komisioni edhe bazën madje që është i një niveli kadastral.’’

‘’Unë mendoj që deri tani kemi mendime të ndryshme, faktet insistojnë të qëndrojnë në anën tonë dhe ne do vazhdojmë me ato që të dëshmojmë derisa dikush të dal dhe të na thotë që është gabim.’’, u shpreh Bulliqi.

Temat
LajmeVend

Të afërta