Betohen terroristët: Do të sulmojë Izraelin dhe do të pushtojmë Romën

Një grup i të ashtuquajturit Shteti Islamik publikoi një video, në të cilën zotohet se së shpejti so ta sulmojnë Izraelin dhe pastaj do ta pushtojnë Romën.

“Ky është vetëm fillimi i një takimi me ne, tjetri do të jetë në Romë dhe në Jeruzalem, çifutët po na presin. Dënimi është i rëndë, ju do të paguani një çmim të madh”, tha ai, ndër të tjera, perosni i na njohur në një video 35 minutëshe, transmeton agjencia italiane Ansa, transmeton lajmi.net.

Në fjalën e tij ai tha se përmbysja e avionit të pasagjerëve rus në Sinai”, ishte vetëm fillimi dhe se më vonë do të takohen”, e kjo sipas tyre do të ndodhë në Romë dhe në Jeruzalem.

Origjina dhe autenticiteti i videos ende nuk janë zbuluar, por përmbajtja dhe stilin e të folurit janë të ngjashëm me mesazhet e propagandës se mëparshëm të ISIS.

ISIS

ISIS-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta