“Balkan Film Food Festival”, nuk është festival vetëm për Ushqim dhe Kuzhinë, ka të bëjë edhe me prodhimin e filmave në Ballkan.
Qëllimi i këtij Festivali është për të krijuar një marrëdhënie të mirë dhe mirëkuptimi të miqësisë në mes vendeve të Ballkanit.
Të gjithë të ftuarit do të ulen në një tavolinë të përbashkët ku do të hanë së bashku, do të pinë dhe do të flasin.
Ky Festival është një shans i mirë për t’u njohur dhe debatuar me njëri tjetrin, për të shkëmbyer përvojat e regjisorëve të rinj të cilët ende nuk njihen mirë me njëri tjetrin.
E këtë herë, edhe filmi “Cheating for Papers”, “Tradhti me Letra”, e regjisorit kosovar Valmir Tertini, do të marrë pjesë me datën 5 të këtij muaji.
Ky Festival, është edicioni i 6-të ku do të marrin pjesë shumë fytyra të njohura, ndër to edhe Margarita Xhepa e Tinka Kurti.
Në filmin “Tradhti me Letra” luajnë aktorët Albulena Kryeziu, Fisnik Zeqiri, Don Granit Shala, Molikë Esat Maxhuni dhe aktorja gjermane Alexandra Waluk.
Regjisori Tertini ka thënë për lajmi.net, se do të jetë i pranishëm në këtë Festival në Pogradec, ku edhe pritet të shfaqë filmin e tij me tematikë të realitetit shqiptar.