Sabino Plaku fiton gjyqin, shpërblehet me 200 mijë euro

Sabino Plaku, pas ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Debreceni i Hungarise, 1-0, e vlefshme per turin paraeleminator te Champions League, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu ne Korce.

Sulmuesi i Skënderbeut, Sebino Plaku ka fituar gjyqin në CAS me polakët e Slask Vroklav, që e detyruan lojtarin të stërvitej me ekipet e moshave, si dhe të shpërndante gazetat.

Klubi polak u përpoq asokohe me të gjitha mënyrat që ta bënte Plakun të kërkonte largimin por kjo nuk ndodhi, dhe gjithçka shkoi në gjyq, duke përfshirë edhe shkallën më të lartë, atë të CAS.

Me fitimin e gjyqit, Plaku pritet të përfitojë më shumë se 200 mijë euro raporton “Panorama Sport”, për të cilën Plaku shkurtimisht ka thënë: “Jam shumë i lumtur që më në fund drejtësia u vendos në vend”

Temat
RajonSport

Të afërta