Ylli portugez i Real Madridit ka qenë duke shijuar pushimet e shfrenuara që pas finales së “Euro 2016”, ku triumfoi me kombëtaren luzitane ndaj Francës.
Ka kaluar nga njëri bregdet në tjetrin, nga një vend në tjetrin, por edhe nga njëra modele bukuroshe në tjetrën. Së fundi, CR7 është fotografuar nga paparacët duke u puthur me modelen mahnitëse, Cassandre Davis, në Miami.
Futbollisti 31-vjeçari thuhet se është parë shumë afër, në një raport personal, në një shezlong, me modelen bombastike. Në fotot e siguruara nga “TMZ”, çifti seksi shndrit në prani të njëri-tjetrit.
Superstari i futbollit shihet duke i dhuruar një puthje të butë mbi ballë biondes, ndërsa të dy janë të relaksuar nga uji.
Më vonë, lojtari portugez arriti në restorant “Seaspice”, bashkë me bukuroshen e nxehtë, Cassandre. Cristiano zgjodhi një vend romantik, pasi u vendos të drekojë në tarracën e sipërme, me pamje nga horizonti i Miami.
Përtej bukurisë së saj mbresëlënëse, zonja e re në jetën e Ronaldos ka një master në biznes, të marrë në Universitetin e Floridës, dhe aktualisht punon në fushën e marketingut.