Burim Iseni 44 vjeçar, para një javë nuk mund të ecte për shkak të bllokimit të arteriave iliakale në të dy këmbët. Pacienti kishte kërkuar ndihmë shëndetësore në shumë klinika të vendeve fqinje të Kosovës, madje për shërim kishte shkuar edhe ne Zvicër ku dhe ishte operuar dy here, por fatkeqësisht pa sukses.
Pacienti kishte një komplikim shumë të madh të artereve iliakale dhe të këmbëve në të dyja anët. Pacienti Iseni në kliniken e Kirurgjisë Vaskulare të Spitalit Amerikan është pranuar me një gangrenë të këmbës së majtë dhe më një ishemi të plotë të të dyja këmbëve.
Është një rast mjaftë i rëndë dhe operacioni është i përmasave të vështira, mirëpo ky operacion ka rezultuar shumë i suksesshëm. Ndërhyrja kirurgjikale është realizuar nga Dr.Dr.Halil Krasniqit dhe Dr. Elmi Ollurit të dy Kirurg Vaskular në Spitalin Amerikan.
Dr.Krasniqi thotë se operimi edhe pse ishte mjaftë i vështirë, ai ka arritur që me sukses ta kryej operimin pasi që ai e konsideron si mëkat të madh nëse një personi 44 vjeçar do të duhet të ju amputoheshin të dy këmbët.
“Operimi ka zgjatur dy orë dhe tani pas tri ditëve të operimit qarkullimi i gjakut në të dy këmbët është shumë i mirë, gjithashtu të dy këmbët kanë arritur ngrohtësinë e duhur. Për ne si mjek dhe si Spital Amerikan një gjë e tillë është shumë e rëndësishme”, thotë Dr.Dr. Halil Krasniqi- Kirurg Vaskular në Spitalin Amerikan.
Ndërsa pacienti Burim Iseni pas operimit shprehet shumë i lumtur për faktin që shërimin e gjeti pikërisht në Kosovë.
“Pas disa operimeve të cilat i kam pasur në Sistina në Shkup dhe në Zvicër, të cilat nuk më kanë ofruar shërim, tani që kam ardhur në Spitalin Amerikan në Kosovë dhe operimi im pati shumë sukses ndihem shumë mirë, tashmë kam filluar të eci dhe pa problem, këmbët i kam të ngrohta dhe gjaku më qarkullon normalisht. Për këtë falënderoj Dr.Dr. Halil Krasniqin dhe Dr. Elmi Ollurin si dhe tërë ekipin e Spitalit Amerikan”, shprehet pacienti Burim Iseni.
Ai gjithashtu u bënë thirrje të gjithë pacientëve që të mos vizitojnë spitalet e shteteve të tjera pasi që në Kosovë dhe pikërisht në Spitalin Amerikan gjenden mjeket specialist të kualifikuar për cdo problem shëndetësor dhe të mos mundohen për të vizituar klinika të vendeve të tjera.