Një ditë para debatit për Demarkacion me Malin e Zi, krerët e shtetit Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli kanë zhvilluar një takim të përbashkët.
Në takimin e thirrur nga Thaçi bëhet e ditur se është biseduar për çështje aktuale në vend dhe për agjendën evropiane.
Një takim të tillë e ka konfirmuar vet presidenti me anë të një postimi në Facebook, përcjell lajmi.net.
“Sot prita në takim pune kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën. Biseduam për çështjet aktuale për bashkërendimin dhe funksionimin e institucioneve të vendit, me theks të veçantë në agjendën euroatlantike, çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, si kusht për liberalizimin e vizave, për ecurinë e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë, etj”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/