Memushaj nënshkruan me klubin e Series A

Kontrata që Ledian Memushaj ka nënshkruar me skuadrën e Peskarës është e vlefshme deri në vitin 2021 dhe jo deri në vitin 2020 siç ishte përfolur më parë.

Sipas “Tuttomercatoweb”, klubi italian, pasi ka nënshkruar me futbollistin shqiptar këtë kontratë pesëvjeçare, e ka depozituar sot në zyrat e Ligës së Futbollit, për të zyrtarizuar marrëveshjen e arritur pak ditë më parë.

Kjo marrëveshje bën të qartë vlerësimin që ka klubi për futbollistin, praktikisht duke i ofruar atij mundësinë që të kalojë pjesën më të madhe që i mbetet nga karriera e tij futbollistike në radhët e Peskarës, ku ai është kthyer në një idhull për tifozerinë.

Përveç zgjatjes së marrëveshjes ekzistuese dhe besimit te lojtari, klubi i ka përmirësuar ndjeshëm edhe parametrat financiarë të kontratës që mëparshme, duke ia përshtatur ato cilësisë së Memushajt i cili mban shiritin e kapitenit te Peskara.

Temat
BotëSport

Të afërta