Ligji për patentë shoferë shkon në Kuvend, seancën e ardhshme

Komisioni për Ekonomi, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës ka aprovuar raportin me rekomandime për Ligjin për Patentë Shoferë.

Po ashtu Komisioni ka propozuar Kuvendit që kjo të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit.

Komisioni ka aprovuar ne parim edhe Projektligjin për kamat-vonesat në transaksionet bankare.

Avni Kastrati, zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë duke arsyetuar këtë ligj ka thënë ky ligj synon zvogëlimin e rasteve të pagesave të vonuara, raporton lajmi.net

Projektligji është hartuar në bazë të procedurave të parapara dhe se nuk do të ketë implikime buxhetore.

Kryetari i Komisionit, Muhamet Mustafa tha se ky ligj ka një rëndësi të madhe dhe ka propozuar që të shkoj në lexim të parë në Kuvend para pushimeve.

Besim Beqaj anëtar i Komisionit ka thënë se duhet të ketë një qartësim sa i përket marrëdhënieve kontraktuale mes palëve, që të shmangen situatat hipotetike.

13918971_1215785265139386_1495724377_o-650x358

Temat
Vend

Të afërta