Lajm i madh për Majlindën para Lojërave Olimpike

Majlinda Kelmendi është në mesin e një grupi të rrallë të sportistëve në “Rio 2016”. Ajo është në mesin e disa sportistëve nga mbarë bota që mund t’ua sjellin shteteve të tyre medaljen e parë olimpike.

Është gjë e mirë që Majlinda Kelmendi ka një shtyllë kurrizore të një luftëtareje. Jo vetëm që do të mbajë flamurin olimpik të vendit të vet në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Rio de Janeiro 2016”, por ajo mban mbi shpatullat e veta edhe pritjet për medaljen e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike. Për Kosovën këto Lojëra Olimpike do të jenë të parat.

“Unë kam ëndërruar një kohë të gjatë dhe më në fund po më realizohet ëndrra”, ka thënë Kelmendi, vitin e kaluar për përfaqësimin e Kosovës në “Rio 2016”, shkruan Koha Ditore. Kampionia e dyfishtë e botës nga qyteti i Pejës, kishte përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike të vitit 2012 në Londër, vetëm pak kohë pasi që Federata Ndërkombëtare e Xhudos kishte njohur Kosovën në pranverë të atij viti.

Si kandidatja më e fortë për medalje nga Kosova, Kelmendi është në mesin e një grupi të rrallë të sportistëve në “Rio 2016”: është në mesin e disa sportistëve nga mbarë bota që mund t’ua sjellin shteteve të tyre medaljen e parë olimpike.

rio-2016-2-1-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta