Shefki Kuqi ka mbetur vetëm pesë ditë i papunë, pasi që nga sot ai ka marrë drejtimin e skuadrës së Inter Turkus, që garon në elitën e futbollit finlandez.
Kuqi dha dorëheqje nga posti i trajnerit të PK 35, pas rezultateve të dobëta, por menjëherë i erdhi oferta nga Inter Turku, të cilën e ka pranuar sot.
“Pas pesë ditësh largimi nga PK-35 Vantaa, Shefki Kuqi transferohet në Inter, për pjesën e mbetur të sezonit”.
Shefkiu, që si futbollist ka bërë karrierë në Premierligën e Anglisë, me vete ka marrë edhe vëllain e tij, Njazi Kuqi, i cili deri tani luajti me PK-35. Të dy vushtrriasit, do të gjejnë në Turku një vushtrrias tjetër, sulmuesin Erfan Zeneli.
Skuadra e re e tyre ndodhet në vendin e dhjetë me 16 pikë të tubuara, tri më shumë se e fundit, PK 35.