Këto ushqime mos i futni në frigorifer

Moti më i ngrohtë mund t’ju shtyjë që t’i futni në frigorifer shumicën e ushqimeve për t’i mbajtur të freskët, por të vendosësh bukën, domatet dhe madje edhe tortën në frigorifer është një ide e keqe, thuhet sipas ekspertëve.

Jo vetëm që nuk bën që disa ushqime të zgjasin më gjatë, por mund të shkatërrojë edhe shijen e tyre, paralajmëron këshilla e re.

Dhe madje nëse ushqime të tjera – si qepë – vendosen aty, mund të kenë ndikim edhe në gjërat e tjera që tashmë janë në frigorifer, thotë këshilla nga Instituti ‘Good Housekeeping’.

Ky institut ka nxjerrë një listë të ushqimeve që nuk duhet të futen në frigorifer, duke përfshirë avokadot, domatet, qepët, pjeprat, tortën dhe mjaltin.

Në listën e quajtur “9 gjërat që nuk duhet t’i futni në frigorifer” janë edhe buka, hudhra dhe kafeja. /Gazeta Express

Temat
Shëndet

Të afërta