Adnan Januzaj mund të transferohet te Lazio.
Sipas mediave italiane, klubi kryeqytetas ka shfaqur interes për kosovarin.
Negociatat thuhet që kanë filluar dhe mbyllja e operacionit me sukses nuk është e vështirë sepse Manchester United dëshiron ta largojë Adnanin.
Për Januzajn interesohet edhe skuadra tjetër italiane, Milan.