Epo ndoshta ju keni pritur që dashuria t’ju lëndojë por për një holandez të sëmurë nga dashuria, rrugëtimi i tij deri në Kinë rezultoi me hospitalizim.
41 vjeçari Alexander Pieter Cirk, udhëtoi nga Holanda deri Hunan, provincën kineze për të takuar të dashurën e tij të zënë nëpërmjet internetit, një kineze për të cilën dinte se quhej Zhang.
Por ai përfundoi duke qëndruar për dhjetë ditë në Aeroportin Changsha pasi ajo nuk i doli në takim. Megjithëkëtëm, ai fitoi pak simpati në Kinë, raporton BBC, transmeton lajmi.net.
Cirk iu tha medieve kineze se të dashurën Zhang (26) e takoi në një aplikacion online para dy muajsh dhe romanca e nisur u shndërrua në dashuri.
Ai vendosi ta vizitojë atë por kur shkoi në Hunan, nuk gjeti askënd që kishte dalë për ta pritur.
Ai refuzoi të largohej nga Aeroporti për dhjetë ditë derisa u dërgua në spital pas dhembjeve fizike.
Por meqë rasti u bë I njohur, televizioni kinez e gjeti vajzën me emrin Zhang e cila një ditë më vonë deklaroi se ka menduar se e gjitha ishte një shaka.
“Ne e çuam romancën tonë më përpara, por më vonë u duk sikur ai u tërhoq nga unë”, citohet të ketë thënë Zhang për televizionin në Hunan.
“Një ditë më dërgoi papritur një foto të biletës së aeroplanit dhe unë mendova se ishte shaka. Ai nuk më kontaktoi më vonë”.
Vajza Zhang tha gjithashtu se në atë kohë, Cirk kur erdhi në aeroport, ajo ishte larguar për një operim plastik në një provincë tjetër kineze, prandaj edhe e kishte fikur telefonin, transmeton lajmi.net.
Në mediat sociale kineze, shumica e njerëzve e vlerësuan si absurditet veprimin e holandezit.
“A nuk e di ai se gjithçka në Kinë është false”, kishte shkruar një prej tyre.
Holandezi Cirk do të kthehet këtë javë në shtëpi.
Në anën tjetër, Zhang ka deklaruar se do të donte të takohej shumë me të, pas shërimit dhe është e interesuar që të vazhdojë lidhjen e saj.