Erdogani kritikon ashpër Amnesty International për raportin e saj për torturë pas puçit në Turqi

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, e ka kritikuar ashpër Amnesty International për raportin e saj i cili pohon se disa persona të arrestuar në lidhje me puçin e dështuar në Turqi janë torturuar.

Erdogani ka insistuar sot se Turqia ka një politikë “zero tolerancë për torturë”, si dhe akuzoi grupin për të drejtat e njeriut me seli në Londër se ka injoruar dhunën e shkaktuar nga puçistët gjatë tentimit të 15 korrikut, raporton AP, përcjell Express.

Gjatë një fjalimi para përfaqësuesve të kompanive të huaja që investojnë në Turqi, Erdogan i bëri thirrje Amnestry International që të vizitojë zonat e sulmuara nga puçistët për të parë se kush kujt çfarë i ka bërë.

Ai e pranoi se disa nga të arrestuarit mund të jenë rrahur gjatë përleshjeve gjersa forcat pro-qeveritare po e shuanin tentim puçin.

Temat
BotëLajme

Të afërta