Artisti australian i ‘zhvesh’ Clinton-in dhe Trump-in (Foto)

Një artist në Australi nuk ka pyetur shumë për ligjet e vendit të tij. Ai ka pikturuar Hillaryn fillimisht me rroba banje, kurse më pas me ferexhe. Artisti i njohur si Lushsuks e kishte bërë këtë, edhe pasi këshilli e kishte paralajmëruar se do të gjobitet.

Këshilli Maribyrnong ka reaguar pasi pa një pikturë të Hillary Clintonit me rroba banje dhe me kartëmonedha në xhep. Ky këshill është shprehur se edhe banorët janë ankuar lidhur me veprën, e cila është pikturuar në një mur në Futkraj, 5 kilometër larg Melburnit, shkruan “The Guardian”.

Përmes një deklarate, këshilli tha se piktura e kandidates për presidente në SHBA shkel ligjet për barazinë gjinore. Shefi ekzekutiv i këshillit tha se edhe policia mendon se piktura është fyese, si dhe banorët. Ai shtoi se piktura nuk shkon për shtat me personalitetin e Hillaryt.

Pavarësisht kësaj, artisti i njohur si Lushsuks, në vend se ta largojë pikturën, e mbuloi Hillaryn me ferexhe. “Nëse kjo grua myslimane ju fyen, atëherë ju jeni fanatikë, racistë, dhe seksistë islamofobë”, ka shkruar artisti në foton e tij të pikturuar në mur.

Por nuk është vetëm Clinton, ajo që ka pikturuar artisti australian. Me brushën e tij është pikturuar edhe kandidati tjetër për President të SHBA-së, Donald Trump, e madje edhe gruaja e tij, Melania.

Llogaria e tij në Tëitter është mbyllur, menjëherë pasi ka publikuar fotografitë.

Hillary-1

Hillary-768x431

Trump-1

Trump

Temat
Fun

Të afërta