Aktakuzë për pjesëmarrje në ISIS, kosovari shkoi bashkë me të fejuarën

Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se në bazë të aktakuzës i dyshuari V.C. në dhjetor të vitit 2015 së bashku me të fejuarën e tij L.M. ka provuar që t’i bashkohet organizatës terroriste Shteti Islamik në Siri.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar “për pjesëmarrje në ushtri ose polici të huaja, formacione paraushtarake ose grup të organizuar jashtë territorit të Kosovës”.

Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se në bazë të aktakuzës i dyshuari V.C. në dhjetor të vitit 2015 së bashku me të fejuarën e tij L.M. ka provuar që t’i bashkohet organizatës terroriste Shteti Islamik në Siri.

Atë ditë ata kanë udhëtuar në Stamboll ku autoritetet turke ua kanë refuzuar hyrjen në vend dhe të nesërmen i kanë kthyer në Kosovë.

Me këtë është kryer vepra penale nga Ligji për ndalimin e pjesëmarrjes në konfliktet e huaja.

Temat
LajmeVend

Të afërta