Vokrri jep lajmin e madh për futbollistët që duan t’i bashkohen Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka deklaruar se FIFA në mënyrë indirekte ua ka sqaruar punën e kërkesës, për të cilën janë duke pritur gjithë dashamirët e Perfaqesueses së Kosovës.

Legjenda e futbollit kosovar në intervistën për 2me1 të RTV 21 zbuloi atë që ju ka thënë FIFA.

“Në mënyrë indirekte na është thënë se duhet që secili lojtar që dëshiron ta veshë fanellën e Kosovës, bashkë me FFK-n ta bëjnë kërkesën në FIFA dhe më pas shtëpia e futbollit botëror vendos nëse lojtari në fjalë mund të luajë për Kosovën”, tha Vokrri për 2me1 përcjellë “GazetaOlle.com”.

I pari i futbollit kosovar theksoi se vetëm lojtarët shqiptarë që nuk kanë prejardhje nga Kosova kanë pak gjasa për t’u lejuar nga FIFA. Ai beson se kjo çështje do të mbyllet gjatë muajit gusht.

Vokrri foli edhe për çështje si ndihmat nga FIFA dhe reformat në administratë.

Temat
SportVend

Të afërta