Vogëlushi shqiptar e pret Gruevskin me flamurin kombëtar (Foto/Video)

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, për së dyti herë e ka vizituar Shipkovicën, për të njëjtin qëllim, çështjen e dëmeve materiale të shkaktuara nga përmbytjet e vitit të kaluar.
Siç bën të ditur agjencia e lajmeve AI

1_1470077266-5894970

M, në këtë rajon janë sanuar 90% e dëmeve, pra janë paguar 500 mijë euro ndaj banorëve të Shipkovicës.

Gruevski është zotuar se do të bëj çmos që t’u del në ndihmë banorëve për sigurimin e një pjesë gurore të fshatit, që paraqet rrezik për banorët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

2_1470077384-4063739

Ajo çka ra në sy ishte mikpritja e shqiptarëve të Shipkovicës të cilët edhe i ndanë mirënjohje ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski për kontributin e tij për sanimin e dëmeve nga vërshimet e vitit të kaluar.

Nuk dihet a ishte e planifikuar por në vizitën e Gruevskit dhe gjatë uljes së tij për të biseduar me banorët dhe duke e shijuar çajin në një kafene, aty afër sillej një vogëlush me bluzë me flamurin kombëtar.

Temat
Rajon

Të afërta