Shukri Xhelili humb betejën ligjore, Peshkopia shkon në zgjedhje!

Kryetari i shkarkuar i bashkisë së Peshkopisë ka humbur betejën ligjore për tu rikthyer në detyrë pas skandalit seksual që shpërtheu me një të 20-vjeçare të cilës i kërkonte favore seksuale për një vend pune në bashki, Shukri Xhelili i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të hedhur poshtë vendimin që qeveria mori më 13 maj duke e shkarkuar nga detyra.
“Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, VENDOSI: – Rrëzimin e kërkesës”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Kjo do të thotë se në Bashkinë e Peshkopisë tashmë do të mbahen zgjedhje për kryetarin e ri.

VENDIMI:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 01.08.2016 shqyrtoi çështjen me palë:

Kërkues: Shukri Xhelili, përfaqësuar nga avokat Ferdinand Doja

Subjekte të interesuara: Këshilli i Ministrave

Objekti: Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 361, datë 13.05.2016 të Këshillit të Ministrave.

Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Shukri Xhelil

Temat
LajmeVend

Të afërta