Rooney: Pogba i “çmendur”, ja çfarë më bënte në stërvitje

“Paul ishte një nga ata lojtarë që të vriste në stërvitje: një goditje me gju, një bërryl, kështu e kujton kapiteni i United, Wayne Rooney, francezin Paul Pogba.

Pogba, tashmë, është vetëm një hap larg kthimit në “Old Trafford”, për një shifër të çmendur prej 120 milionë eurosh.

Rooney e mirëpret ardhjen e yllit francez për të formuar një skuadër të frikshme.

“Shpresoj që të kthehet dhe t’i tregojë të gjithëve se është një lojtarë i nivelit të lartë. Ishte shumë i talentuar, kjo dukej qartë që në atë kohë, dhe pas largimit është rritur. Nëse do të jetë entuziast për të luajtur me ne, ne do të jemi entuziastë që do të kemi përsëri në ekip. Jam i sigurt se ai e di se ka lënë një llogari të hapur këtu”.

rruu-545x358

Temat
BotëSport

Të afërta