Peshkatari gjeti ‘përbindëshin jashtëtokësor’ duke lëvizur nëpër det (Foto)

Në brigjet e Perth që ndodhet në pjesën perëndimore të Australisë, peshkatari e ka parë nga larg një ‘anije të përmbysur’.

Por, pasi është afruar ka vërejtur se bëhet fjalë për diçka tjetër.

Mark Watkins që po lundronte me të atin, kur e ka kuptuar se nuk ishte barkë, i ka shkuar mendja se mund të jetë ndonjë përbindësh jashtëtokësorë, transmeton Telegrafi.

Gjithnjë duke iu afruar topit që rrinte mbi sipërfaqe, aroma e pështirë vinte e bëhej më e rëndë, andaj ai u bind se bëhet fjalë për një gjallesë të ngordhur.

Ishte pikërisht një balenë e pa jetë, që kishte ngordhur kohë më parë dhe trupi saj i dekompozuar ishte kthyer së prapthi.

“Barku i balenës ishte i mbushur me gazra dhe shumë pjesë të trupit i ishin shkëputur. Era që mbretëronte në atë vend, ishte e padurueshme” ka shpjeguar Watkins për këtë rast.

Peshkatari-gjeti-perbindeshin-jashtetokesor-duke-levizur-ne-det-foto-2

Peshkatari-gjeti-perbindeshin-jashtetokesor-duke-levizur-ne-det-foto-3

Peshkatari-gjeti-perbindeshin-jashtetokesor-duke-levizur-ne-det-foto-780x439-650x358

Temat
Fun

Të afërta