Mbyllen shkolla ushtarake në Turqi, shtohen kritikat nga BE

Ministrja e Jashtme e Suedisë Margot Wallstrom deklaroi se pas ngjarjeve të 15 korrikut në Turqi situata e krijuar është shumë kritike dhe po i ndjek me shumë shqetësim zhvillimet politike.

Margot në deklaratë tha se tashmë Bashkimi Evropian (BE) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) duhet të shtojnë presionin mbi Turqinë për shkak nismave shqetësuse që janë marrë nga qeveria turke. Ajo tha se pavarësisht puçit Turqia duhet të respektojë konventat ndërkombëtare, të mos cënojë lirinë e mediave dhe të mos kufizojë lirinë e fjalës.

Ministrja suedeze i bëri thirrje kolegëve të BE’së që pritet të takohen pas 3 ditësh, të shtojnë presionin ndaj Turqisë për respektimin e të drejtave në fjalë.

Ndërkohë, dje qeveria turke ka miratuar një sërë reformash në ushtri duke mbyllur shkollat e mesme ushtarake dhe për herë të parë në Këshillin e Lartë Ushtarak të Turqisë do të jenë pjesë edhe Ministri i Drejtësisë, Ministri i Brëndshëm, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Jashtëm dhe Zv/Kryeministrat.

Ndërkohë u mor vendimi që në vënd të shkollave ushtarake të themelohet Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare. Themelimi i shkollave ushtarake të mbylluara datojnë që nga fundi i shekullit të 18, shkolla në të cilat është diplomuar edhe themeluesi i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturku.

Temat
BotëLajme

Të afërta