Arrestohet kryefamiljari që aksidentoi për vdekje bashkëshorten dhe plagosi vajzën pas dasmës

Policia ka njoftuar sot se ka arrestuar Engjëllush Xhoshin për aksidentin në Gjirokastër, që humbi gruan dhe e ka vajzën në gjendje jo të mirë.

Ktheheshin nga dasma, përfundon tragjikisht festa për një familje. Aksidenti i radhës në Gjirokastër ka qenë fatal për familjen Xhoxhaj nga Vlora. Ai u shënua mëngjesin e djeshëm, duke i shkaktuar vdekjen kryefamiljares. Automjeti tip “Renault”, me targa AA029DM, me drejtues E. Xhoxhaj, ku udhëtonin pjesëtarë të familjes Xhoxhaj, është përplasur me murin rrethues të një lokali në fshatin Sofratikë, pranë aksit nacional Gjirokastër­Kakavijë.

Për pasojë ka humbur jetën T. Xhoxhaj, 45 vjeçe, nga qyteti i Vlorës, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e bija e saj, S. Xhoxhaj, 17 vjeçe. Gjithashtu janë dëmtuar drejtuesi i mjetit që ishte burri i viktimës, E. Xhoxhaj, 56 vjeç dhe K.L.

Aksidenti ka ndodhur disa orë pasi familja po kthehej nga një dasmë e organizuar në Delvinë, ku familja ishte e ftuar në këtë event familjarisht.

U vërtetua se mjeti është përplasur me murin rrethues, në pjesën ballore të tij. Si pasojë e përplasjes fatale, gjeti vdekjen e menjëhershme 45­- vjeçarja, e cila ndodhej në vendin e parë. Sipas burimeve nga vendngjarja, viktima nuk kishte lidhur rripin e sigurimit dhe përplasja e mjetit ka bërë që ajo të dëmtohej në pjesën e kraharorit dhe në kokë në pjesën e xhamit të parmë. Goditjet kanë qenë fatale për jetën e saj.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje udhëtarët e mjetit, familjarë të 45­-vjeçares.

Në bazë të analizave të gjakut që i janë bërë drejtuesit të mjetit, sipas Policisë, mësohet se i është gjetur përqindje e konsiderueshme e alkoolit, por jo në atë masë sa të shkaktonte humbjen e kontrollit. Një pistë e mundshme ka qenë se shoferi – bashkëshorti i viktimës, ka qenë në gjendje gjumi momentin e aksidentit dhe nuk ka respektuar normat e shpejtësisë në kryqëzimin e Sofratikës, ku ndahet rruga për në Sofratikë nga perëndimi dhe me Libohovën nga lindja.

Policia ka njoftuar sot se ka arrestuar Engjëllush Xhoshin për aksidentin, që humbi gruan në të dhe ka vajzën në gjendje jo të mirë./Panorama

Temat
LajmeRajon

Të afërta