2po2: Me këtë sinqeritetin tem dhe kokëfortësinë kom vujt shumë (Video)

Reperi 2po2, ai i cili që nga viti 1997 i ka qëndruar besnik grupit të cilin e themeloi, po vazhdon që edhe pas shpërbërjes si dyshe, të sjell hite i vetëm me po të njejtin emër.

Ai, rreth karrierës së tij muzikore ka shpalosur detaje në një intervistë për emisionin Bizz, aty ku ka treguar se tekstet e këngëve të tij janë të gjitha realitet, dhe kanë të bëjnë me jetën e tij, në mos direkt për të lidhen me njerëzit që e rrethojnë dhe gjërat që ka arritur t’i përjetoj, shkruan lajmi.net.

Kjo vetë ka qenë e ngjeshur për reperin, pasi solli këngë të reja duke mos ikur asnjëherë nga zhanri që e karrakerizon.

Bashkëpunimet ishin të suksesshme, por te kënga solo ‘Çka ka ftyra jem’, Besniku tregon se është një lloj revolte e tij, thotë se me sinqeritetin që ka dhe me kokëfortësinë e tij gjatë jetës ka vujt shumë.

Megjithatë ndihet krenar që pas vuajtjeve që ka pasur gjatë karrierës, më në fund ka arritur t’ju thotë ‘Çka ka ftyra jem’.

Besnik Canolli nuk e la pa folur edhe për mos pjesmarrjen e tij në Top Awards, event të cilin e sheh si të kurdisur.

Mendon se artistet tanë të cilët punojnë mjaft, nuk kanë ndonjë event ku do të mund ta shpalosnin punën e tyre.

Gjatë kësaj vere ai do të sjell projekte te reja, e një i tillë do të vijë diku rreth muajit gusht, këngë kjo e cila do të jetë befasi për fansat dhe e sheh si këngë e cila do ta përmbyll sezonin por nuk do të jetëp jesë e albumit i cili mendohet se do të përfundoj në shtator të këtij viti.

Bashkëpunimet e tij me Unikatilin nuk do të mungojnë, thotë se e ka mik shumë të mirë dhe adhuruesit duan t’i shohin tek bashkojnë focat për diçka të bukur.

Temat
Showbiz

Të afërta