Zidane apo Vieira, ja kë zgjedh Granit Xhaka

Granit Xhaka nuk ka dashur që të zgjedhë mes dy lojtarëve të famshëm, Zinedine Zidane e Patrick Vieira, duke thënë se ata kanë qenë fantastikë në rolin e tyre.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili u transferua te skuadra londineze nga Borussia Monchengladbachu, bëri debutimin me ‘Topçinjtë’ në miqësore ndaj yjeve të MLS.

I pyetur se kë do të zgjidhte në mes të Zinedine Zidane e Patrick Vieira, ai është përgjigjur:

“Dy lojtarët kanë qenë shumë agresiv dhe kanë luajtur shumë bukur. Ndoshta Vieira ka qenë më shumë agresiv, por ai mbetet një lojtar shumë i mirë. Ndërkaq Zidane ka qenë një xhentëlmen në fushë”, është shprehur Granit Xhaka.

Temat
BotëSport

Të afërta