Vrasje e rëndë në Rusi (Video)

Kamerat e sigurisë në një qytet të Rusisë kanë filmuar një moment të rëndë, kur një nënë që po shëtiste me djalin, është goditur nga një shufër metalike tepër e madhe. Shufra mësohet se ka qenë e gjatë gati 1 metër e gjysmë.

Policia tha se për rastin ka arrestuar një pensionist. Ky i fundit dyshohet se e ka hedhur mjetin e rëndë, pasi ka vënë viktimën në shënjestër. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes treguan se pensionisti 64-vjeçar ishte gëzuar dhe kishte vallëzuar në ballkon, pasi kishte vrarë gruan.

Viktima u dërgua në spital, por se nuk ka mundur t’i mbijetojë goditjes. Djali i saj ka mbetur i shokuar, por se nuk ka pësuar lëndime fizike.

Temat
BotëLajme

Të afërta