Terror në Teksas – të vdekur dhe të plagosur

Policia raporton se ka pasur të shtëna në Austin, Teksas, dhe se ka viktima të shumta.

Raportohet se një grua rreth të 30 është vrarë, por kjo nuk është e konfirmuar.

“Kishte të shtëna me armë zjarri në qytet, dhe ka shumë viktima. Qëndroni larg nga qendra”, ka apeluar policia në Austin rreth orës 3 të mëngjesit, transmeton lajmi.net

Gjysmë ore më vonë, policia ka raportuar se ka pasur “të shtëna të ndara, në vende të ndryshe, por në të njëjtën zonë”, vende këto që të dyja janë sigluara nga Policia.

Një dëshmitar i ka thënë për Sky News se njerëzit po largoheshin nga lokalet e natës kur kanë ndodhur të shtënat.

Ai ka shpjeguar se kanë dëgjuar të shtëna dhe njerëzit kanë filluar të vraponin si të çmendur.

“Ne nuk dëgjojmë më të shtëna…. Policët kanë vrapuar pas dikujt. Ishte nja vajzë që është plagosur, ndërsa një tjetër ishte e shtrirë në dysheme, ata po e ndihmonin atë, por dukej se ajo tashmë kishte vdekur”, ka thënë Dorian Santiago.

Temat
BotëLajme

Të afërta