Shqipëri-Maroko, vendim i çuditshëm nga FSHF

Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore përballë Marokut më 31 gusht. Ndërkohë që Federata e këtij shteti e ka bërë me dije zhvillimin e kësaj ndeshjeje mesditën e së enjtes, FSHF është kujtuar vetëm mbrëmjen e djeshme që të njoftojë zhvillimin e këtij takimi.

Nuk dihet nëse është thjesht neglizhencë e punonjësve të FSHF-së për njoftimin, apo është tentativë për të fshehur axhendën e Kombëtares për zhvillimin e takimit katër ditë, përpara ndeshjes së parë kualifikuese.

Në njoftimin e FSHF-së është bërë me dije që takimi do të zhvillohet në stadiumin e rikonstruktuar “Loro Boriçi”, më 31 gusht.

Ndërkohë, nga data 29 gusht nis grumbullimi.

download-39-644x358

Temat
BotëSport

Të afërta