Rreth 10 mijë persona në manifestimin pro Erdoganit në Gjermani

Një manifestim kundër tentativës për grusht shteti në Turqi filloi sot në mesditë në qytetin gjerman të Kolnit me rreth 10 mijë përkrahës të presidentit Recep Tayyip Erdogan, njoftoi policia.

Numri i protestuesve që ishte mbledhur në pjesën lindore të lumit Rin ishte më i ulët se sa 30 000 personat që policia lokale kishte parashikuar se do të mblidheshin.

Demonstrata, e organizuar nga organizata turko-evropiane UETD nën moton “Po demokracisë. Jo grushtit të shtetit”, u thërrit të protestonte kundër tentativës për grusht shtetit më 15 korrik në Turqi ku humbën jetën më shumë se 260 persona dhe solli arrestime dhe spastrime të shumta në ushtri, qeveri dhe shërbimet civile.

Temat
BotëLajme

Të afërta