Pas intervistës, Cozman i çon porosi Tunës (Foto)

Tuna dha një intervistë ku tregoi dobësinë e saj kur u pyet për reperin e Babastars, Cozman.

Ajo tentoi të shfaqej e fortë, por u pyet për Cozmanin tha se nuk dëshiron “dramë” dhe do vetëm qetësi.

Por, thumbet e saj për faktin se thotë se “ajo është gjentelmen” i gjërave, nuk kanë kaluar mirë te reperi.

Në fakt, ai bashkë me koncerte të shumta, po shijon edhe jetën e natës dhe pushimet plot me femra seksi, nga ku edhe i ka dërguar një porosi këngëtares.

“Unë ty pot shoh, ti se din ku jom”, ka shkruar Cozman në foton e tij të publikuar në Instagram nga Folie Marine nga Jala.

Reperi me këtë mesazh, pjesë e tekstit të baladës “Si Dje”, duket se tenton të nxisë xhelozinë e këngëtares, duke i thënë se i ka shikuar të gjitha prononcimet e saj, por se ajo tek e fundit nuke din ku është ai dhe çka po bën pa praninë e saj. /Telegrafi/

cozman1_1469909208-8748274

Temat
Showbiz

Të afërta