Në Prishtinë prishet rruga, vetëm pesë muaj pas ndërtimit (Video)

Në rrugën “Mustafë Hoxha” të Prishtinës, pa u bë as pesë muaj nga ndërtimi i rrugës, filloi të shembet asfalti e të hapen gropat.

Rruga ishte hapur për futjen e gypave të ri të kanalizimit, por sipas një banori, punimet nuk janë bërë ashtu siç duhet duke mos e shtypur mjaftueshëm zhavorin.

Autoritetet kanë bllokuar rrugën për qarkullim, në këtë pjesë të Lagjes “Dodona”, mirëpo banorët po e përdorin njërën korsi, njofton klankosova.

Për këtë shembje të rrugës ka reaguar edhe LDK-ja sot nëpërmjet një komunikate për media, duke akuzuar kryetarin Shpend Ahmeti për papërgjegjësi.

Temat
LajmeVend

Të afërta