Myslimanë e katolikë përkujtojnë priftin e vrarë në kishë nga terroristët (Foto)

Afër 2 000 besimtarë katolikë të shoqëruar nga të paktën 100 myslimanë, sot nxitonin për të marrë pjesë në katedralen e Rouen që ishte përplot me ata që kishin ardhur për t’i bërë homazh Atit Hamel, vrarë të martën gjatë meshës në Saint-Etienne-du-Rouvray nga një komando xhihadist, transmeton Koha.net.

Besimtarë nga të gjitha religjionet morën pjesë në meshën “për paqe, në kujtim të Atit Hamel” që e udhëhoqi argjipeshkvi i Rouen, Dominique Lebrun.

Mbi njëqind myslimanë i ishin përgjigjur apelit Këshillit francez të kultit mysliman, që kishte thirrur përgjegjësit e xhamive, imamët dhe besimtarët që të dielën të vinin në meshë për të shprehur “solidaritetin deh bashkëdhembjen”, njofton Lemonde, transmeton Koha.net.

Konferenca e priftërinjve të Francës ka apeluar që për myslimanët të bëhet një “pritje vëllazërore” .

Në hyrje të kishës, policë e ushtarakë vëzhgonin të ardhurit por nuk u bë asnjë bastisje.

Ati Hamel është prerë në fyt pas rrëmbimit nga dy islamikë të cilët më pas u vranë nga policia.

20160731121459671_1469961580-3646129

Temat
BotëLajme

Të afërta