Gomes: Këtë legjendë të Realit e kam idol

Zinedine Zidane është në mesin e futbollistëve të preferuar të mesfushorit të Barcelonës , Andre Gomes.

Andre Gomes ka thënë se Ronaldo i vjetër, Zinedine Zidane, Xavi dhe Iniesta, janë futbollistët e tij të preferuar.

“Kur isha më i ri e kisha një futbollist të preferuar, Ronaldon “Fenomenin”, i cili filloi këtu te Barcelona para se të transferohej në Inter. Më pëlqente mënyra e tij e lojës kur filloi”, u shpreh portugezi.

“Zidane ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme. Ishte shembull për mua, ashtu siç janë sot Iniesta dhe Xavi, të cilët janë dy lojtarë të mëdhenjë”, shtoi Gomes.

Zinedine Zidane

andre-gomes-zidane-601x358

Temat
BotëSport

Të afërta