Këngëtarja ndodhet në Los Angeles, ku po punon për këngën e saj të radhës.
Por, së fundmi ajo ka takuar një person i cili nuk bën pjesë në fushën e muzikës, por atë të medias online, shkruan anabel. Ka qenë pikërisht menaxheri dhe njëkohësisht i dashuri i Erës, Faton Shoshi i cili ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqen me Perez Hillton.
Edhe Perez Hilton ka postuar një foto me Erën, ku tregon se i pëlqen jashtmase kënga Bon Bon. Ai gjithashtu ka realizuar një intervistë me të, të cilën e ka zhvilluar live në Facebook, ku e pyet për kuptimin e këngës Bon Bon si dhe suksesi që pati me të.
Fjalët kyçe
Era IstrefiTemat
Showbiz