Dy futbollistët e Kombëtares “dalin huq”

Zyrih ka barazuar në ndeshjen e dytë të sezonit të ri, në të cilin merr pjesë në Kategorinë e Dytë të kampionatit helvet.

Armando Sadiku dhe Burim Kukeli e kanë nisur takimin nga minuta e parë, mirëpo, Zyrih nuk ia ka dalë që të shkojë më shumë se sa një barazim 1-1.

Skuadra e shqiptarëve ka kaluar e para në avantazh me anë të Buf. Avantazhi i minutës së 42-të, nuk ka vlejtur për Zyrihun, pasi Rouks ka barazuar shifrat e takimit në të 87-tën, duke i dhënë një pikë skuadrës së Uil.

Armando Sadiku dhe lojtarët e skuadrës së tij kanë shpërdoruar shumë. Kukeli ka lënë fushën e lojës në të 54-tën, ndërsa për vendasit është aktivizuar edhe Gjelbrim Taipi nga minuta e 66-të

hi-res-03c9e6d6f34df8418ead8ccec3492602_crop_north-630x358

Temat
BotëSport

Të afërta