Conte shokon tifozët e Chelseat

Antonio Conte ka paralajmëruar tifozët e Chelseat para fillimit të sezonit të ri.

Tekniku italian frikësohet që skuadra blu do ta përsëritë edicionin e kaluar, ku dështoi totalisht.

“Pas kësaj paraqitje është e qartë se duhet të punojmë më shumë me ose pa top. Me këtë formë rrezikojmë të përsërisim edicionin e kaluar, i cili ishte i keq. Duhet të prëmirësohemi në shumë aspekte, sidomos në mbrojtje”, deklaroi Conte, përcjellë “Lajmi.net”.

Chelsea nuk arriti që të kualifikohet as në garat evropiane sezonin e kaluar.

cats-87-650x358

Antonio Conte

Temat
BotëSport

Të afërta