Arrestohet në Morinë kosovari i shpallur kërkim ndërkombëtar për vjedhje

Është arrestuar në pikën kufitare të Morinës një 38-vjeçar nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia zvicerane, pasi akuzohet për vjedhje.

Mësohet se Mentor Jusufi, 38 vjeç, banues në Prishtinë, u arrestua më qëllim ekstradimin në Zvicër. “Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje u bë kapja dhe arrestimi prozivor me qellim ekstradimi, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtarë, konkretisht: Mentor Jusufi, 38 vjeç, banues në Prishtinë- Kosovë.

Ndalimi i shtetasit u bë pasi Organet e Drejtësisë Zviceriane me vendimin Nr. MPC 16680, datë 23.06.2016 kanë është lëshuar urdhër-arresti për veprën penale ” Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga K.Penal Zviceran. Maksimumi i dënimit 10 vjet burg. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta