Ancelotti kritikon ashpër Riberyn

Trajneri i Bayernit, Carlo Ancelotti, e ka kritikuar ashpër francezin Franck Ribery.

Trajneri italian i ka kërkuar francezit që të sillet si kapiten, ndërsa iu desh ta qetësojë atë pasi mesfushori pati një sherr me lojtarët e Interit në fitoren prej 4:1 të Bayern Munichut në “International Champions Cup”.

“I thash nuk më pëlqejnë lojtarët që nuk kanë sjellje të mirë në fushë. Nëse ishte një provokim, nuk ka rëndësi”, deklaroi Ancelotti.

“Ai ishte kapiteni. I tash që të ndalonte një gjë të tillë dhe pas kësaj gjithçka shkoi mirë”, u shpreh italiani, që disiplinën e ka në plan të parë në ekipin e tij.

Carlo Ancelotti

Temat
BotëSport

Të afërta