Tuna flet pas shumë kohësh, nuk e besoni çka thotë për Cozman (Video)

Këngëtarja shqiptare, Tuna, ka folur për herë të parë pas shumë kohësh.

Ajo në një intervistë për Prive, i vetmi medium për të cilin pranon të intervistohet, ka folur rreth karrierës së saj e cila po kalon një fazë jo të lakmueshme.

Duke tentuar të sjellë një imazh prej një femre shumë të fortë, Tuna në fakt në këtë intervistë lehtë vërehet se është një femër e lënduar, veçanërisht nga lidhja e saj e fundit.

Ajo konfirmoi projektin me Vig Poppan, partnerin e saj të dikurshëm të hitit “E boj nxeht”.

Natyrisht, Tuna nuk la pa kritikuar si gjithmonë mediat, e në veçanti portalet, ku ajo shpeshherë bëhet subjekt i skandaleve të cilat vet i shakton për të tërhequr vëmendjen.

Nga gazetari Vlorijan Halili, i cili u rrah kohë më parë brutalisht nga menaxheri i Kidës dhe Mozzik, i njohur për intervistat e tij – Tuna nuk u la pa u pyetur edhe për raportin me Cozman.

Ajo nuk e përmendi fare Cozmanin, ndonëse thumboi atë, shkruan Telegrafi.

“Tash kam marrë rolin e gjentelmenit, është në sensin tim kjo. Ndihem shumë mirë plotësisht e lirë”, u shpreh ajo.

Raportin e saj me Cozman ajo e përshkroi si “të qetë, e pa drama”, ndonëse shpesh u raportua në media për dramat e histeritë e këngëtares që nuk mund t’i duronte reperi, edhe pse gjithmonë u pajtuan, por së fundmi gjithçka ishte fatale.

Tuna mohoi të ketë diçka me Yll Limanin, një raport mbi të cilin kurrë nuk dyshoi Telegrafi, ndonëse mediat hodhën shumë pikëpyetje falë gjesteve provokative.

Temat
Showbiz

Të afërta