Të krishterë dhe myslimanë do të jenë bashkë të dielën në disa kisha në Francë, ku do të mbahen mesha për viktimat e sulmeve në Rouen dhe Nisë.
Pjesëtarë të Institutit të Lartë të Studimeve Islamike dhe besimtarë myslimanë do të bëhen pjesë e meshave që do të mbahen në Paris, Lion, Marsejë, Gap, Embrun, Rene, Lilë, Perpinjan dhe Tolone.
Mediat italiane shkruajnë se në mesha do të marrin pjesë edhe anëtarë të COREIS (Komuniteti Religjioz Islamik), të cilët do të shprehin mbështetjen e myslimanëve të Italisë për familjarët e viktimave.
Ndërkohë, siç shkruan “Le Parisiene”, komuniteti mysliman i Saint Etienit në Francë nuk ka pranuar të varrosë Adel Kermiche, njëri prej vrasësve të priftit Zhak Hamel, duke u shprehur se “ai e ndot islamin”.
“Ajo që ka bërë ai djalosh është diçka e rëndë. Nuk do të njollosim islamin me atë njeri. Nuk marrim pjesë as në ceremoninë mortore dhe as në varrimin e tij”, ka thënë imami i Mohamed Karabila.