Rrëfehet burri me 2 gra: Isha në gjumë kur më nguli thikën, ja ç’ndodhi

Besnik Basha, i plagosur dy ditë më parë gjashtë herë me thikë nga e shoqja, është shprehur për oficerët e Policisë Gjyqësore në Shqipëro, se ajo muajt e fundit kishte probleme me shëndetin mendor.

Sipas tij, ai ka tentuar dytri herë ta dërgojë për vizitë te mjekët psikiatër, por ajo nuk ka pranuar. Në deklaratën e tij 45­-vjeçari ka mohuar ta ketë keqtrajtuar gruan.

Por nuk ka përjashtuar mundësinë se shkak i gjendjes së saj të jetë bërë xhelozia, pasi ai jetonte bashkë me dy gratë dhe 10 fëmijët, katër me njërën prej grave dhe gjashtë me tjetrën. Megjithëse ndodhet ende në spitalin rajonal të Peshkopisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për 45­ vjeçarin, për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”.

RREFIMI

I pyetur për rrethanat e ngjarjes që sollën plagosjen e tij me thikë, Besnik Basha ka deklaruar për grupin hetimor se kishte mall për gruan, Rudinën, dhe gjashtë fëmijët, si dhe kishte udhëtuar nga fshati Dragu për në Qytetin e Ri, Bulqizë. “Gjashtë muajt e fundit Rudina nuk ka qenë mirë. Ishte në depresion. I jam lutur disa herë ta dërgoj për vizitë te mjekët. Ajo nuk pranonte”, ka deklaruar Basha

në banesën e gruas së dytë. Besniku nuk ka hasur në rezistencë dhe nuk ka menduar se ajo do ta sulmonte me thikë. Ka luajtur dhe është argëtuar me fëmijët e tij, siç bënte kur ishte në fshat. Gjithçka ka ndodhur pas mesnate.

“Isha në gjumë dhe kur jam goditur për herë të parë me thikë, ndjeva sikur dikush më goditi me grusht në bark. U zgjova menjëherë. Pashë Rudinën me një thikë në dorë. Nuk m’u dha fare që ta ndaloja. Ajo vazhdoi të më godiste. Pasi mora dy­tri goditje, rashë pa ndjenja. Nuk mbaj mend çfarë ndodhi më tej”, është shprehur Besnik Basha. Pas rimarrjes në pyetje, edhe Rudina Basha thotë të njëjtën gjë: “Nuk mbaj mend çfarë kam bërë. Nuk di ta kem goditur Besnikun me thikë”.

Temat
Rajon

Të afërta