Për një muaj, 450 mijë kosovarë në Shqipëri

Policia kufitare ka njoftuar se vetëm mëngjesin e sotëm në pikën doganore të Morinës kanë kaluar rreth 30 mijë shtetas kosovarë. Nga pushuesit gjithashtu nuk ka shumë ankesa për radhë të gjata, pavarësisht numrit të madh të udhëtarëve.

Shtetasit nga Kosova vazhdojnë të jenë vizitorët më të shumtë në Shqipëri. Ata kanë udhëtuar drejt vendit tonë sidomos gjatë korrikut.

Policia kufitare ka njoftuar se vetëm mëngjesin e sotëm në pikën doganore të Morinës kanë kaluar rreth 30 mijë shtetas kosovarë. Nga pushuesit gjithashtu nuk ka shumë ankesa për radhë të gjata, pavarësisht numrit të madh të udhëtarëve, raporton RTK.

Statistikat e muajit korrik flasin për shifra rekord të kosovarëve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë. Gjatë korrikut kanë hyrë në Shqipëri rreth 450 mijë shtetas nga Kosova. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e vitit 2015.

Vitin e shkuar gjatë korrikut, në Shqipëri kanë hyrë 300 mijë shtetas nga Kosova.

Temat
Rajon

Të afërta