PD e bën përgjegjës Shpend Ahmetin për ngjarjen e mbrëmshme, s’flasin për sulmuesin

Një Degë e Partisë së Ferid Aganit ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmshme, duke e lënë përgjegjës Shpend Ahmetin për lejimin e përdorimit të hapësirave publike për organizime private. Kjo parti s’e ka thënë asnjë fjalë për sulmuesin e mbrëmshëm në festivalin e birrës.

Sipas PD’së, organizime si BeerFest duhet të bëhen në ambiente të mbyllura pasi “sjellin degjenerim të të rinjëve”.

“Dega e dytë e Partisë së Drejtësisë në Prishtinë, shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë me rastin e lejimit të organizimit të BeerFest në sheshin ‘Zahi Pajaziti’. PD vlerëson se organizime të tilla sjellin incidente dhe degjenerim të popullatës, sidomos së moshës së mitur dhe të rinisë.

“Komuna e Prishtinës nuk duhet të lejojë që hapësira publike të uzurpohet e të dhunohet, dhe se organizime tē tilla duhet të jenë të mbyllura dhe jopublike”.

“”BeerFest” nuk promovon kurrfarë vlerash edukative a kulturore sa për ta uzurpuar sheshin e Prishtinës, e t’i privojë qytetarët nga mundësia e shfrytëzimit të sheshit për disa netë”

“Ky skandal me të miturit është i përvitshëm dhe për këtë duhet të jep llogari kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti”.

Temat
LajmeVend

Të afërta