Një lajm i keq për ata që presin të shohin ndeshjen e kthimit të Partizanit

Radio Televizioni Publik Shqiptar ka bërë transmetimin e pothuajse të gjitha sfidave të skuadrave shqiptare në Europë.

Por, tashmë është vënë në dyshim sfida e kthimit mes Red Bull Salzburg dhe Partizanit. Edhe pse u njoftua se do të transmetohej, kjo mund të anulohet.

Problemi është pala austriake, e cila ka rritur pazarin e blerjes së sinjalit, ndërkohë që RTSH është duke negociuar për një çmim të ri, transmeton Syri.net.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Elbasan Arena” u mbyll me fitoren 1:0 të austriakëve.

par-salzburg-648x358

Temat
RajonSport

Të afërta