Kroaci, kryetari i komunës Brela katër vite nuk ka shfrytëzuar pushimin vjetor

Kryetari i komunës Brela në Rivierën e Makarskës, Stipe Ursiç (30) u bë i njohur për opinionin e rajonit të Ballkanit dhe më gjerë, pasi bëri diçka që rrallë mund të shihet te politikanët në vendet e Ballkanit, duke ia ulur vetes pagën dhe honoraret.

Në një bisedë me Anadolu Agency (AA) Ursiç, përndryshe një nga kryetarët më të rinj të komunës në Kroaci, tha se ka shumë plane për komunën të cilën e udhëheq, por në fillim kishte ulur pagën e tij, hoqi shpenzimet e udhëtimit dhe ka rritur ndihmat për të posalindurit.

“Është e vërtetë se kemi miratuar shumë masa shtrënguese dhe kështu do të vazhdojmë. Kemi reduktuar shpenzimet reprezentative me 70 përqind, kemi ulur koston e telefonave celularë, kemi hequr shpenzimet e ardhjes dhe shkuarjes në punë, kemi rishikuar të gjitha kontratat ekzistuese dhe kemi kërkuar kushte më të mira. Me modernizimin e ndriçimit, kalimi në teknologjinë LED, ne kursejmë 500.000 kuna në vit (rreth 67.000 euro). Megjithatë, dua të theksoj se masat shtrënguese janë vetëm zgjidhje afat-shkurte”, tha kryetari i komunës, Ursiç.

Ai theksoi se për Komunën janë shumë të rëndësishme investimet në objektet e reja që do t’iu shërbejnë qytetarëve dhe brezave të ardhshme.

stipe7-650x358

Temat
Botë

Të afërta