Kritikohet vendimi i Shpend Ahmetit për anulimin e “Beer Fest”, e quajnë frikacak

“Shpendi, i zgjedhur nga vota e rinisë së Prishtinës, do të duhej me ba ftese publike qe me dal në shesh, me festu, e jo me shkyme dritën e me na thanë natën e mirë. E vetmja arsye për me e anulu festivalin do te ishte nëse policia i ka thënë Shpendit se kanë informata se do të ketë sulme të radhës aty. Një fëmijë me e pre për gjysë qejfin e mijëra të tjerëve është absurde. Marre. Frikacak. Unë kisha dal në shesh, nëse isha ftu. Nuk guxojmë me u tut ma shumë se sa ka nevojë… Me i tut femijne tonë”, ka shkruar Buzhala, transmeton lajmi.net.

Pas vendimit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti që ta anulojë festivalin e birrës “Beer Fest”, kanë pasuar shumë reagime në rrjetet sociale.

Shumica nga ato reagime janë kritika për vendimin e Ahmetit, pasi që me këtë “ka nënshtrim ndaj frikës, pamundësi e komunës që ta menaxhoj gjendjen”, etj, transmeton lajmi.net.

Analisti dhe publicisti, Berat Buzhala, ka kritikuar vendimin e Ahmetit, duke thënë se “ai mezi nuk ka pritur ta anulojë festivalin”.

“Shpendi, i zgjedhur nga vota e rinisë së Prishtinës, do të duhej me ba ftese publike qe me dal në shesh, me festu, e jo me shkyme dritën e me na thanë natën e mirë. E vetmja arsye për me e anulu festivalin do te ishte nëse policia i ka thënë Shpendit se kanë informata se do të ketë sulme të radhës aty. Një fëmijë me e pre për gjysë qejfin e mijëra të tjerëve është absurde. Marre. Frikacak. Unë kisha dal në shesh, nëse isha ftu. Nuk guxojmë me u tut ma shumë se sa ka nevojë… Me i tut femijne tonë”, ka shkruar Buzhala, transmeton lajmi.net.

Edhe Drin Zatriqi, menaxher i njohur i lokaleve të natës në Prishtinës, e ka kritikuar këtë vendim. “Personalisht mendoj se ky vendim osht absolutisht shume i gabushem i komunes. Kjo pi bjen si nifar pranimi i gabimit paraprak qe edhe kane jep leje… Kjo casje osht totalisht e gabume… Asnihere nuk osht dasht komuna e as organizatori mu gjunjezu ndaj nje akti te nje individi… Festivali u dasht me vazhdu me rritjen e sigurise per qytetarin si dhe mos shitjen e birrave per asni person nen moshen 18 vjecare”, ka shkruar ai.

Po ashtu edhe Arian Henci, pronar i lokaleve “Bamboo”, e ka vlerësuar gabim vendimin e Shpend Ahmetit. “Gabim. Çdo organizim në Ks si loje basketi, futbolli koncert a cka do qoftë, siguria asht e dobët dhe rreziku i madh. Ma mire me kry punen krejt qysh duhet e jo me anulu”, ka shkruar ai.
Ka pasur edhe reagime tjera që e kanë përshëndetur vendimin e Shpend Ahmetit, duke thënë se “cfarë do të thoshte ai sikur sonte të ndodhte diçka më e madhe”.

Të kujtojmë se mbrëmë nga paniku i të shtënave me armë në “Beer Fest” pësuan lëndime 42 persona, por asnjëri nga ta nuk është në rrezik për jetë.

Temat
Vend

Të afërta