Jul Deda bën pozën që e ka çdo burrë në dasëm (Foto)

Aktori i humorit Julian Deda ka publikuar një foto ku tregon se mashkull e ka një foto si ajo që ka realizuar ai kur është në dasëm.

Foto e burrit ne dasem.

Çdo burre normal e ka nje foto te tille, te cilen e ka shkrepur te pakten nje here ne jete.

Eshte tipike. I ulur prej me shume se tre oresh te e njejta karrige. Kemisha ka filluar te rrudhet dhe madje eshte hequr kollarja. Kopsat e saj jane zberthyer deri afer barkut te kercyer pak nga te ngrenat. Menget e kemishes jane te kthyera deri te berrylat. Shikimi pak i paqarte per shkak te kalimit nga dopio e trete tek e katerta. Por ajo qe eshte me tipikja ne keto raste, eshte ai krahu i majte i mbeshtetur tek mbeshtetesja e karriges tende dhe pellmba e te njejtes dore, qe sipas muzikes ne sfond, godet ndjeshem mbeshtetesen e karriges se tjetrit qe ke afer.

Çdo burre e ka nje foto te tille. Kush e mohon, genjen,”-shkruan Juli në Instagram.

jul_1469883369-786981

Temat
Showbiz

Të afërta