Çfarë po ndodh në Munih? Evakuohet një qendër tregtare, mbyllen stacionet e trenave

Në qendrën tregtare “Pasing Arkaden” në Munih të Gjermanisë në këto qaste Policia i ka evakuuar të gjithë njerëzit, po ashtu policia ka mbyllur edhe stacionet e trenave.

(I plotësuar)- Pas raportimeve se është evakuuar një qendër tregtare, tashmë policia ka mbyllur edhe stacionet e trenave në Munih.

Dhe rrugët atje janë mbushur me policë, por nuk ka ndonjë informacion të saktë se çfarë është duke ndodhur, shkruan lajmi.net.

Policia gjermane ka kërkuar nga të gjithë banorët atje të shkojnë në shtypit e tyre dhe të mos largohen nga atje.

(18:01)- Evakuohet një qendër tregtare në Munih

Askush nuk ka mbetur brenda përveç policisë, transmeton lajmi.net.

Nuk janë dëgjuar të shtëna apo diçka e ngjashme por dihet se atë e kanë bllokuar.

Qendra tregtare “Pasing Arkaden” është vetëm 13 kilometra larg nga qendra tregtare “Olimpia”, ku ka ndodhur sulmi javën e kaluar.

13898564_10209272439824689_1832675287_o-650x358

Temat
Botë

Të afërta